Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë gjendjen e rënduar të rrugës që lidh autostradën Thumanë-Kashar me rrugën nacionale Thumanë-Fushë Krujë.
Pavarësisht se ka kaluar një vit nga hapja e saj, rruga vazhdon të jetë e degraduar, pa mirëmbajtje dhe e rrezikshme për përdoruesit.
Banorët dhe bizneset e zonës thonë se nuk mund të përdorin autostradën e re për shkak të distancës dhe kostove shtesë, duke u detyruar të kalojnë në rrugën e vjetër, ku disa metra asfalt të dëmtuar nxisin aksidente dhe vonesa.
Qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të siguruar një qarkullim të sigurt dhe të shpejtë, duke shmangur “traun e pagesës” dhe rrezikun e përditshëm në rrugën e degraduar.