SI SOT/ Kur Berberi i ARRSH ‘qethte’ popullin dhe i jepte Ram Gecit 10 mln €

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.12.2025, 08:00

Në dhjetor 2021, JOQ Albania denoncoi një skandal të rëndë në Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH), në kohën kur institucioni drejtohej nga Evis Berberi. Bëhej fjalë për tenderin “Ndërtim rruga Porto Romano–Durrës, Loti 3 (vazhdimi)”, ku fillimisht u shpall fituese kompania 4AM, e lidhur sipas denoncimit me Bashkim Ulaj, e maskuar përmes Ardit Metalisë, me vlerë rreth 6.2 milionë euro. Vetëm pak muaj më pas, e njëjta procedurë u rihap me të njëjtin objekt, por me fond limit të dyfishuar në rreth 12 miliardë lekë, dhe përfundoi në duart e Ram Gecit për 11.7 miliardë lekë, ndonëse kishte ofertën e tretë më të lartë, ndërsa u skualifikuan të gjithë konkurrentët e tjerë.

Tenderi u shënua me “flamur të kuq” për risk të lartë, pasi kriteret u konsideruan të qepura për klientë të paracaktuar dhe në shkelje të hapur të ligjit të Prokurimeve Publike. Sipas denoncimit të JOQ, segmenti rrugor prej rreth 8 kilometrash rezultonte të ishte paguar dy herë, ndërkohë që tenderi u nda në lote dhe iu shpërnda oligarkëve të ndryshëm, duke e kthyer procedurën në një nga rastet më flagrante të grabitjes së parave publike në ARRSH.

Sot, në 13 dhjetor 2025, ndërsa SPAK ka dhënë vendimin më 9 dhjetor për dosjen e abuzimeve masive në ARRSH, emri i Evis Berberit qëndron në qendër të një zinxhiri skandalesh që përfshin korrupsion, pastrim parash dhe manipulim tenderash. Vendimi i SPAK-ut vetëm sa konfirmon atë që JOQ Albania denoncoi që në vitin 2021: se ARRSH ishte shndërruar në një bankomat për oligarkë si Bashkim Ulaj dhe Ram Geci, nën mbrojtjen politike të pushtetit dhe në dëm të drejtpërdrejtë të qytetarëve shqiptarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit