IMT e Vlorës mbyll sytë para pallateve pa leje, nis aksioni për bordurën e pallatit

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 13.12.2025, 13:58

Në qytetin e Vlorës, u ndërmor një aksion nga IMT dhe Policia Bashkiake ndaj një objekti privat, konkretisht ndaj një bordure të vendosur brenda një prone në katin e parë të një pallati. Bëhet fjalë për një element që nuk është funksional, nuk shtrihet në hapësirë publike dhe ndodhet tërësisht brenda kufijve të pronës private.

Pavarësisht kësaj, institucionet vendore e konsideruan ndërhyrjen si prioritet, duke mobilizuar forca dhe mjete për prishjen e saj. Kjo ka ngritur pikëpyetje serioze mbi kriteret që përdoren për ndërhyrje, veçanërisht kur në të njëjtën zonë ekzistojnë ndërtime shumë më të rënda, si pallate, hotele apo zaptime të hapësirave publike, të cilat prej vitesh qëndrojnë të paprekura.

Prona në fjalë është e trashëguar familjarisht dhe pronari nuk jeton në Shqipëri, çka e bën situatën edhe më problematike, pasi ndërhyrja është bërë në mungesë të tij. Ndërkohë, persona të tjerë në afërsi kanë kryer ndërtime dhe ndryshime strukturore pranë pallatit, përfshirë hapje dyersh dhe dritaresh, si dhe zaptime të territorit publik, pa asnjë reagim nga institucionet përkatëse.

Ky rast ngre shqetësimin se ligji nuk zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë, por shpeshherë godet më lehtë ata që nuk kanë mundësi të mbrohen, ndërsa shkeljet e mëdha dhe abuzimet e dukshme anashkalohen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit