Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Polis, ku një 57-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia gjatë kryerjes së punimeve për rikonstruksionin e një shkolle.
Si pasojë e plagëve të marra, 57-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Në lidhje me këtë ngjarje, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë arrestuar në flagrancë një 33-vjeçar, administrator dhe drejtues teknik i punimeve, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.