Shkodër, digjet gjatë mesnatës supermarket “SPAR” te kryqëzimi i Bushatit

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 13.12.2025, 09:01

Një supermarket i rrjetit SPAR është përfshirë nga flakët gjatë mesnatës në Shkodër, në zonën e kryqëzimit të Bushatit, duke u djegur pothuajse plotësisht. Zjarri ka qenë i fuqishëm dhe ka shkatërruar të gjithë ambientin e biznesit, duke e lënë atë tërësisht të shkrumbuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë punuar për disa minuta për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt objekteve përreth. Si pasojë e flakëve, supermarketi ka pësuar dëme të mëdha materiale.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, pasi zjarri ka rënë gjatë orëve të natës, kur objekti ka qenë i mbyllur. Shkaqet e rënies së zjarrit pritet të zbardhen nga autoritetet përkatëse pas hetimeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit