Një lajm i trishtë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga familjarët e 80-vjeçarit Hamit Hysko, i cili u raportua i zhdukur tre ditë më parë. Të afërmit kanë njoftuar se fatkeqësisht i moshuari është gjetur i pajetë.
Hamit Hysko, që vuante nga skleroza, ishte larguar nga banesa në zonën e Kombinatit pasdites e martës.
Pak minuta më parë, familja ka telefonuar redaksinë tonë për të konfirmuar lajmin e hidhur.
Stafi i JOQ Albania i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Hysko për humbjen e njeriut të tyre të dashur!