Një apel për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një 33-vjeçar nga Burreli, i cili po përballet me një sëmundje të rrallë dhe tepër të rëndë. Klodian Ceka, banues në fshatin Macukull, tregon se prej disa vitesh është në luftë me limfomën Hodgkin, një formë agresive kanceri që prek mushkëritë.
Ai rrëfen se 4 vjet më parë u kurua në Turqi falë ndihmës së shqiptarëve, por fatkeqësisht sëmundja i është rikthyer sërish. Aktualisht detyrohet të udhëtojë dy deri në tre herë në muaj nga Burreli në Tiranë për të kryer kimioterapi, ndërsa papunësia dhe gjendja e rënduar shëndetësore e kanë lënë pa asnjë të ardhur.
I dëshpëruar, ai i drejtohet shqiptarëve dhe kurbetçarëve me lutjen që ta ndihmojnë sado pak për të përballuar shpenzimet e trajtimit.
Në apelin me video dërguar në redaksi, ai thotë:
“Përshëndetje! Unë jam Klodian Ceka. Vuaj nga një sëmundje kanceroze shumë e keqe. Para 4 vitesh jam kuruar në Turqi, por më është rikthyer përsëri. Tani bëj kimioterapi dy herë në muaj në Tiranë. Jam i papunë, nuk kam asnjë të ardhur. I bëj thirrje çdo shqiptari e çdo kurbetçari, sado pak të ketë mundësi të më ndihmojë. Zoti ua shpërbleftë.”
Ndërsa në mesazhin e dërguar në redaksinë tonë, ai shton:
“Vuaj nga limfoma Hodgkin, një sëmundje në mushkëri. Para 5 vitesh u kurova në Turqi me ndihmën e shqiptarëve, por në vitin 2024 u rikthye. Kam shpenzime shumë të mëdha sepse tre herë në muaj vij në Tiranë për kimioterapi. Nuk punoj dot, nuk kam fuqi. Ju lutem më ndihmoni sado të keni mundësi.”
Për këdo që ka dëshirë dhe mundësi për ta ndihmuar 33-vjeçarin, është i lutur ta kontaktojë atë vetë personalisht në këtë numër telefoni +355 68 545 9197, ose të dhurojë në këtë llogari bankare me këto të dhëna:
Titullari i Llogarisë: KLODIAN HYSEN CEKA
Adresa e Klientit: SHELLI MAT, BURREL, ALBANIA
Banka Përfituese: Raiffeisen Bank Sha
Monedha e Llogarisë: ALL (Lek)
IBAN: AL7620217002000000031968991
Nr i Llogarisë: 0031968991
Kodi SWIFT :SGSBALTX