Rikthimi i Belinda Ballukut në detyrë është pritur me festime në qarkun e Dibrës, ku banorë të ndryshëm kanë ndezur fishekzjarre mbrëmjen e sotme për të shprehur gëzimin e tyre për këtë vendim.
Sipas tyre, Balluku ka pasur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e zonës gjatë viteve të fundit, veçanërisht në projektet infrastrukturore, përmirësimin e godinave arsimore dhe investimet në sistemet e ujësjellës-kanalizimeve.
Atmosfera festive është interpretuar si shenjë mirënjohjeje dhe mbështetjeje.
Kujtojmë se Balluku është marrë zyrtarisht e pandehur nga SPAK i cili e akuzon për veprën penale “Shkleje të barazisë në tendera” në dy raste, Tuneli i Llogarasë dhe “Loti 4” i ndërtimit të Unazës së Madhe të Tiranës.
Balluku akuzohet se ka shkelur procedurat tenderuese, duke shpallur fituese kompani të caktuara që nuk e meritonin.