Zjarrfikësit e Bashkisë Klos denoncojnë se nuk kanë marrë ende shpërblimin e premtuar nga qeveria për angazhimin e tyre gjatë zjarreve të verës. Sipas tyre, edhe pse u njoftua fillimisht një shpërblim nga 1 deri në 3 paga, më pas u vendos që ata të merrnin vetëm një pagë me justifikimin se nuk kishte buxhet, ndërkohë që Ministria e Brendshme kishte akumuluar një fond shtesë për bashkitë. Ata thonë se deri më sot nuk kanë përfituar asnjë pagesë, pavarësisht rrezikut dhe angazhimit në terren.
Zjarrfikësit pretendojnë se listat e orëve shtesë dhe ditëve të punës në mal u ndryshuan për t’i kufizuar në marrjen e vetëm një page, duke hequr shpërblimet prej 2–3 pagash që u përmendën fillimisht. Për më tepër, ata shprehen se nuk po marrin as orët shtesë, ndërsa rroga mujore prej 511 mijë lekësh mbetet e pandryshuar. Punonjësit kërkojnë transparencë dhe zbatim të vendimit të shpërblimit, duke theksuar se situata është e padrejtë dhe demotivuuese për trupën zjarrfikëse.
Denoncim:
Përshëndetje JOQ Albania! Desha të shpalos një shqetësim për ne zjarrfikësit. Qeveria pati nxjerrë një vendim për shpërblim deri në 1–3 paga për angazhimin në luftën me zjarrin gjatë muajve të verës. Mirë që na e hoqën të drejtën të marrim 2–3 paga, por thanë se do merrnim vetëm një pagë sepse s’kemi buxhet, kur në të njëjtën kohë ministria akumuloi një fond shtesë për të gjitha bashkitë. Tani akoma s’kemi marrë asnjë shpërblim, as një pagë. Bashkia Klos. I patën çuar listat për orët shtesë dhe ditët që ishim në mal, por i ndryshuan që të marrim veç nga një pagë, nga 2/3. Tani edhe këtë pagë s’po na e japin. Edhe orët shtesë nuk na i japin. Të njëjtën rrogë, çdo muaj 511 mijë, marrim.