Këputin dritat dhe thyejnë vazon e luleve, pronari: Hajde paguajeni

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 10.12.2025, 19:21

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundi pranë ambienteve të një berberhaneje që ndodhet mbrapa godinës së Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

Në pamjet që JOQ ka siguruar, duket se si dy të rinj kalojnë pranë dyqanit dhe njëri prej tyre prish dritat e dekorit, ndërsa tjetri thyen vazon e luleve duke i rënë me shkelm.

Pronari i biznesit i bën thirrje të rinjve të kthehen dhe të paguajnë dëmin që kanë bërë, dhe ky incident të zgjidhet me mirëkuptim.

Në mesazhin e dërguar ai shkruan: Të lutem, mbrapa Ministrisë së Arsimit te berberhonja “HM Berbershok” dy vetë kanë prishur dritat dhe vazot pa pikë lidhje, thjeshtë dua të vinë dhe të paguajnë dëmin. Të lutem në qoftë se e postoni do më bënit shumë nder.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit