Babica e Madhe me plehra e pa rrugë! “Bashkia Vlorë nuk investon sepse jemi të djathtë”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.12.2025, 12:10

Banorët e Babicës së Madhe në Vlorë denoncojnë mungesën totale të investimeve në zonën e tyre, duke thënë se prej vitesh infrastruktura është lënë në harresë. Ata pretendojnë se rrugët, ndriçimi dhe shërbimet bazë nuk janë përmirësuar aspak.

Sipas banorëve, arsyeja e kësaj neglizhence lidhet me faktin se lagjja konsiderohet zonë me mbështetje të djathtë. Ata shprehen në denoncimin për JOQ Albania se trajtimi i pabarabartë për shkak të bindjeve politike është i papranueshëm.

"Përshëndetje JOQ! Asnjë investim nuk kanë bërë në këtë lagje sepse jemi lagje demokrate. Jemi në Vlorë, Babicë e Madhe", shkruan qytetari. Komuniteti kërkon ndërhyrje urgjente nga Bashkia e Vlorës dhe institucionet përgjegjëse, duke theksuar se investimet publike duhet të jenë të barabarta për të gjithë qytetarët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit