Ajseli 4-vjeçare po lufton për jetë, babai i saj kërkon ndihmën e shqiptarëve

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 10.12.2025, 09:31

Linku i GoFondME për këdo që dëshiron të ndihmojë Ajselin e vogël

Babai i një vajze vetëm 4 vjeçe i është drejtuar redaksisë sonë me një lutje të dhimbshme, duke kërkuar ndihmën e të gjithë shqiptarëve për të shpëtuar jetën e të bijës, Ajselit. E vogla prej dy vitesh vuan nga talasemia majore, një sëmundje e rëndë që e detyron të marrë transfuzione gjaku çdo muaj dhe ta kalojë fëmijërinë mes dhimbjeve dhe spitaleve.

Ajseli përballet çdo ditë me pasojat e rënda të sëmundjes, si ulje e hemoglobinës, dhimbje të forta trupore dhe rrezik për dëmtimin e organeve të brendshme. Sipas mjekëve, e vetmja shpresë për ta shpëtuar është një transplant i palcës së kockës, një ndërhyrje që nuk kryhet në Shqipëri. Familja është këshilluar të vazhdojë trajtimin në Turqi, ku ndodhet edhe ekipi mjekësor i specializuar për këtë lloj operacioni.

Por kostoja e lartë e trajtimit ka vënë në vështirësi të thellë familjen, e cila jeton vetëm me të ardhurat e babait. Ndërsa nëna kujdeset çdo ditë për Ajselin, shpenzimet e mëdha mjekësore janë bërë të papërballueshme.

Me shpresën se mirësia njerëzore mund t’i japë vajzës një shans për jetë, babai i Ajselit i bën thirrje të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit, të ndihmojnë sipas mundësive. Çdo kontribut, sado i vogël, është një hap drejt shpëtimit të saj — drejt një fëmijërie normale dhe një të ardhme të shëndetshme.

“Lufta e Ajselit është beteja jonë e përbashkët”, thotë babai i saj.
Ai beson se vetëm së bashku mund të bëjmë ndryshimin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit