“S’ka ngrënë prej dy ditësh, fle jashtë me batanije të lagura. Albano ka nevojë për ndihmë!”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.12.2025, 18:51

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të kërkuar ndihmë urgjente për një burrë të quajtur Albano Zeneli, i cili po kalon ditë të vështira duke fjetur jashtë në kushte të rënda. Sipas qytetarit, z. Zeneli qëndron pranë burgut 313, në rrugicën pas godinës së SPAK-ut.

Në videon e dërguar në redaksi shihet se batanijet me të cilat ai mbulohet janë të lagura, ndërsa temperaturat e ditëve të fundit kanë rënë ndjeshëm. Qytetari thekson ai ka të paktën dy ditë pa ngrënë, duke u ushqyer herë pas here me atë që gjen nëpër kosha.

“Është dikush në lagje që fle gjithë kohës jashtë. Tani është shumë ftohtë dhe me shi. S’kam mundësi t’i ofroj shtëpi, por vetëm një bukë ose ndonjë ndihmë me lekë. Më tha që ka mbetur pa strehë për shkak se e ka nxjerrë i vëllai nga shtëpia. Nuk e njoh personalisht, por po ju drejtohem juve që të reagoni, sepse veproni më shpejt se instancat shtetërore”, shkruan qytetari në mesazhin e tij.

Ai shpreson që dikush nga publiku të mund t’i ofrojë një strehë të përkohshme apo t’i gjejë një vend pune.

“Deri sa të reagojë shteti, ky njeri e ka të vështirë të mbijetojë”, përfundon qytetari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit