Nënë Liria u kërkon shqiptarëve një protezë për këmbën e saj

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.12.2025, 20:08

Kjo zonjë quhet Lirie Nanushi dhe jeton në Kavajë. Është 61-vjeçe dhe jeta e ka përballur me një sprovë të madhe.

5 vite më parë ajo humbi këmbën e saj për shkak të një tumori. Prej asaj kohe ajo është invalide dhe lëviz vetëm me ndihmën e një karroce.

Dëshira më e madhe e Lirisë është që të ngrihet dhe një herë në këmbë. Për këtë dihet ndihma e të gjithë shqiptarëve me zemër të madhe, të cilët duhet t’i mundësojnë një protezë.

Kush ka dëshirë dhe mundësi për ta ndihmuar, numri i telefonit është: 069 74 94 204.

Më poshtë gjeni mesazhin e plotë që ka mbërritur në redaksinë tonë:

Përshëndetje JOQ! Ju ndjek shumë sepse jeni një staf që publikoni çështje reale e sensibilizuese për shoqërinë tonë.

Sot doja të ndaja me ju dhe të gjithë shqiptarët një situatë tonën familjare dhe shumë shqetësuese për ne. Mami im ndodhet prej 5 vitesh në një karrocë me rrota për arsye të një tumori, i cili i mori njërën këmbë duke e lënë invalidë.

Sot unë dua t’i kërkoj të gjithë shqiptarëve një ndihmë të vogël. Kush ka mundësi të ma ndihmojnë mamin që të ngrihet në këmbë. Nevojitet një protezë e posaçme që dhe ajo të jetojë jetën e saj pa kërkuar ndihmën e të tjerëve, pasi është e re vetëm 61-vjeçe.

Pas shumë vuajtjesh që ka kaluar në jetë, e pas tre operacioneve të dhimbshme, dua vetëm që edhe ajo të gëzojë një ditë të bardhë. Faleminderit redaksisë suaj dhe të gjithë shqiptarëve që do kontribuojnë për të realizuar dëshirën më të madhe të nënës sime.

Mami quhet Lirie Nanushi, banuese në qytetin e Kavajës. Numri jonë i kontaktit është 069 74 94 204.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit