Policia me “dorë të hekurt”, i bën bllok qytetares që u ankua për fishekzjarret

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.12.2025, 23:46

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast sa absurd, aq edhe shqetësues, me protagonist Policinë e Shtetit. Në videon që ajo ka dërguar, tregon se si është bllokuar nga policia… jo rrugëve, por në telefon, pasi telefonoi numrin 129 për të denoncuar hedhjen e fishekzjarreve në mesnatë, fenomen që e shqetëson një pjesë të madhe të qytetarëve, veçanërisht familjet me fëmijë të vegjël.

Edhe pse përdorimi i fishekzjarreve është i ndaluar me ligj prej vitesh, mesa duket policia ka zgjedhur të merret jo me ata që thyejnë ligjin, por me ata që e kujtojnë.

Siç duket, në vend që policia të merret me ata që hedhin fishekzjarrë në mes të natës, ka zgjedhur të “sanksionojë” qytetaren që guxoi të ankohej. Në fund të fundit, më e thjeshtë është të bllokosh një numër telefoni, sesa të ndalosh fishekzjarrët që shpërthejnë në mesnatë.

“Kam bërë një denoncim për fishekzjarrët, duke qenë se kemi pasur fëmijë të vegjël në shtëpi, të sapolindur dhe na tremben. Kemi pasur një debat me punonjësen dje dhe sot më bëri block, kemi pasur një komunikim të ashpër. Më pas e mora me një numër të dytë dhe funksionoi thirrja,” shprehet ndër të tjera qytetarja.

Mesa duket, “dora e hekurt” e policisë shfaqet vetëm kur qytetarët guxojnë të ankohen. Kur vjen puna te fishekzjarrët që shpërthejnë në mesnatë... Aty forcat e rendit bëhen papritur shumë më të buta. Dukshëm, më e vështirë është të ndalosh zhurmën, sesa të heshtësh qytetarin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit