“Më ndihmoni të gjej këtë hajduten, më vodhi çelësat e makinave”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.12.2025, 16:15

Një qytetar nga Tirana i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të kërkuar ndihmën e publikut, pasi një zonjë i ka vjedhur çelësat e dy makinave.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:29, në Rrugën e Kavajës pranë një biznesi. Një zonjë e moshuar me cigare në dorë dhe që me vete kishte një qen, afrohet te dyqani dhe pasi hap me kujdes kutinë e brioshëve e vjedh një me delikatesë. Më pas e lë kutinë sikur ishte.

Pikërisht në atë moment shikon se në banak ishin dy çelësa makinash. Pasi vështron rreth e rrotull nëse po e shikon dikush, zonja ia vendos dorën çelësave duke i marrë njëri pas tjetrit.

Qytetari kërkon ndihmë për identifikimin e zonjës, pasi thotë se i ka prishur shumë punë me vjedhjen e çelësave të makinave. Ai kërkon ndihmën e publikut të cilët mund ta njohin zonjën, për ta telefonuar në numrin e telefonit 069 65 00 106.

Përshëndetje JOQ! Ju lutem, jemi një biznes në rrugën e Kavajës, biznes taxi. Një zonjë e panjohur na ka vjedhur dy çelsa makine tek një furrë buke te rruga e Kavajës. Na ka prishur shumë punë. Ju lutem, kush e shikon të na telefonojnë ne në numrin e telefonit 069 65 00 106,” shkruan ai në mesazhin e plotë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit