Rruga në Kiras me gropa, 30 vite degradim, asnjë ndërhyrje nga bashkia Shkodër

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.12.2025, 11:01

Një banore e rrugës Selim Bushati në Kiras të Shkodrës denoncon prej më shumë se tre dekadash gjendjen e mjerueshme të infrastrukturës në zonë. Sipas saj, rruga është degraduar çdo vit e më shumë dhe pavarësisht kërkesave të shumta drejtuar bashkisë, përgjigjja ka qenë gjithmonë se mungojnë fondet.

Banorja thotë se gjatë reshjeve bëhet thuajse e pamundur të lëvizësh në këmbë për shkak të baltës dhe ujërave që mbledhen në rrugë.

Ajo thekson se problematika është edhe më shqetësuese, pasi rruga ndodhet vetëm 9 minuta larg godinës së bashkisë me makinë. Banorja kërkon që pamjet e dërguara të bëhen publike me shpresën se institucionet do të marrin masa për të ndërhyrë në këtë segment rrugor që prej vitesh është lënë në harresë.

“Përshëndetje JOQ. Jam një banore e rrugës Selim Bushati, Kiras, Shkodër. Ka 30 vite e më shumë që kjo rrugë është në një proces degradimi. Janë bërë shumë kërkesa në bashki, por gjithmonë e njëjta përgjigje, s’ka fonde. Do ju lutesha të shpërndani këto pamje në faqen tuaj pasi kur bie shi është e pamundur të lëvizësh në këmbë. Dhe një info tjetër, rruga është vetëm 9 minuta larg nga bashkia (me makinë). Anonim ju lutem", shkruan denoncuesi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit