Të rinjtë e Bulqizës kërkojnë “Drejtësi për Erjonin”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.12.2025, 15:38

Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët përmes një njoftimi në JOQ, të rinjtë e Bulqizës dhe shokët e 15-vjeçarit Erjon Boba, i cili humbi jetën në spitalin QSUT pas plagosjes me thikë më 25 nëntor në Durrës, zhvilluan sot një protestë paqësore.

Me pankarta në duar, ata marshuan duke kërkuar “Drejtësi për Erjonin”, si dhe më shumë siguri e vëmendje ndaj problemeve me të cilat përballen sot adoleshentët. Të rinjtë i bënë thirrje institucioneve që të marrin masa efektive për parandalimin e konflikteve që mund të përfundojnë tragjikisht.

Një prej pjesëmarrësve shkruan për JOQ Albania: “Këto janë pamjet nga protesta për Erjon Bobën në Bulqizë. Kjo protestë tregon shumë, tregon se njerëzit nuk bashkohen kur rastet janë me të vërtetë serioze dhe rrezikohet siguria e të rinjve, por bashkohen vetëm kur mund të përfitojnë vëmendje ose të bëhen viralë, siç ka ndodhur shumë herë më parë. Por nuk ka problem, ne edhe pse nuk ngrihen të gjithë, nuk do të heshtim. Ju lutem publikojini këto, sepse përndryshe askush nuk reagon.

Erjoni ndërroi jetë tragjikisht disa ditë pas sulmit me thikë nga një bashkëmoshatar. Sipas hetimeve, konflikti nisi online pas një komenti në “TikTok”. Dy adoleshentët janë takuar për sqarim, por situata degradoi deri në përdorimin e thikës, ku 14-vjeçari me inicialet M.K. e goditi disa herë Erjonin në zonën e gjoksit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit