Një banor i Urës Vajgurore i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar numrin gjithnjë e më në rritje të qenve endacakë në zonë.
Ai ka dërguar pamje ku tregohet se qentë shpesh shfaqin sjellje agresive ndaj banorëve, duke i sulmuar edhe në mes të ditës. Sipas tij, qentë jo vetëm që janë të shumtë në numër, por u turren makinave dhe trembin fëmijët.
Në video shihet qartë se kafshët nuk shfaqin asnjë frikë, duke u kthyer në burim shqetësimi për komunitetin.
Qytetari shkruan: “Përshëndetje! Dua të bëj një denoncim se janë shtuar shumë qentë në Urën Vajgurore në qendër. Janë kthyer në një shqetësim sikur e shihni dhe vetë në mes të ditës. Trembin fëmijët, u turren makinave, njerëzve.”
Në shumë raste, institucionet e pushtetit lokal, përfshirë bashkitë, nuk marrin masat e nevojshme për menaxhimin e kafshëve endacake. Këto kafshë shpesh mbeten pa vaksina dhe pa një strehë të sigurt, duke u kthyer në problem për komunitetin, ndërsa në raste ekstreme janë raportuar edhe raste helmimi.