Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi, duket se i është përkushtuar pushimeve të fundvitit, ndërsa banorët e disa lagjeve të qytetit që ai drejton përballen çdo ditë me rrugë të mbuluara nga balta dhe uji.
Kjo është situata në lagjen “Afrim i Ri”, konkretisht në rrugën “Themi Mone”. Në pamjet e dërguara nga një qytetar, shihet që rruga është tërësisht e përmbytur nga balta dhe uji, ndërsa në disa segmente mungojnë edhe kapakët e pusetave, duke e bërë zonën edhe më të rrezikshme.
Qytetari shkruan: “Ju lutem publikoje, sepse po rrezikojmë çdo ditë fëmijët dhe banorët e kësaj lagjeje. Lagjja Afrim i Ri në Fier, rruga Themi Mone.”
Kjo gjendje kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga Bashkia e drejtuar nga Subashi, por me sa duket, për sa kohë ai mund të ketë filluar pushimet, situata pritet të mbetet e pandryshuar.