Miloti treg europian me kushte indiane

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.12.2025, 10:06

Këto pamje nuk vijnë nga ndonjë vend i "botës së tretë" si India, por janë filmuar në pazarin e Milotit, ku çdo të dielë banorët e zonave përreth mblidhen për të bërë tregti me produkte të ndryshme, nga tekstilet te ushqimet e deri te kafshët.

Një qytetar që ka vizituar sot pazarin është shprehur i habitur nga kushtet tejet të mjerueshme, si nga ana e higjienës, ashtu edhe nga infrastruktura. Në video duket qartë se rruga është e mbushur me gropa dhe baltë, ndërkohë që aty shiten peshk, fruta dhe perime.

Kjo situatë e tillë paraqet rrezik potencial për shëndetin e konsumatorëve, ndaj kërkohet ndërhyrje dhe marrja e masave të nevojshme për të siguruar kushte të përshtatshme tregtimi.

Qytetari që dërgoi denoncimin në redaksinë tonë shkruan: “Sot në Milot! Po vjen viti 2026, po futemi në Bashkimin Europian me Edi Ramën, e vendi plot me gropa. Ky popull është dele.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit