Premier League në Angli ka mbërritur në javën e 15-të dhe sot në orën 16:00 zhvillohet sfida mes Newcastle dhe Burnley. Për miqtë, Armando Broja do të jetë titullar, duke e nisur ndeshjen që nga minuta e parë.
Kjo përbën herën e parë që Broja starton një ndeshje këtë sezon, çka tregon se ai është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi dhe po gjen formën e duhur. Trajneri Scott Parker i ka besuar sulmuesit 24-vjeçar të Kombëtares një vend në formacion, me shpresën se ai do të shënojë golin e parë me skuadrën e tij të re.
Deri më tani, Broja ka grumbulluar 252 minuta me Burnleyn këtë sezon, të shpërndara në dhjetë ndeshje: tetë në Premier League dhe dy në FA Cup.