Përparim Rama tallet me LDK-në: Më ftuan që të garoj se ishin të bindur që nuk fitoj

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.06.2025, 11:28

Në një video që po qarkullon në rrjet, i pari i Prishtinës, Përparim Rama, dëgjohet duke u tallur me LDK-në e Lumir Abdixhikut.

Ai në këtë video, ndër të tjera thotë se mendon që ishte ftuar nga LDK-ja që të garojë për Prishtinën, pasi që ishin të bindur që nuk do të fitonte.

“Zgjedhjet dukeshin që nuk mund të fitohen. Prandaj, mendoj që kjo ishte edhe arsye pse partia politike (LDK) më ftoi. Ata kurrë nuk menduan që unë do të fitoja“, është shprehur në këtë fjalim që ka mbajtur Rama.

Rama në një periudhë ka refuzuar të identifikohej si anëtar i LDK’së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit