Ambasada amerikane në përvjetorin e lirisë: Nderojmë qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.06.2025, 12:11

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka kujtuar 26 vjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë. Në një postim në Facebook, kjo ambasadë thekson se 12 qershori i vitit 1999 ishte një pikë kthese.

“Sot shënohen 26 vjet që kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë, duke sjellë shpresë, siguri dhe një rrugë drejt paqes. 12 qershori 1999 ishte një pikë kthese – një pikë që u lejoi familjeve të zhvendosura të ktheheshin dhe komuniteteve të fillonin rindërtimin”.

“ Në këtë përvjetor, ne nderojmë qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës dhe angazhimin tonë të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme të bazuar në paqe, siguri dhe prosperitet”, thuhet mes tjerash në postim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit