Varroset sot ish-kryeministri, Bujar Bukoshi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.06.2025, 09:04

Familja e ish-kryeministrit Bujar Bukoshi ka njoftuar se varrimi i tij do të bëhet sot në orën 14:00, në Parkun Memorial në Velani të Prishtinës.

Në njoftimin e publikuar, thuhet: “Të martën, më 10 qershor 2025, u nda nga jeta bashkëshorti, babai, vjehrri dhe gjyshi ynë i dashur, Bujar Bukoshi. Homazhet do të bëhen të enjten, më 12 qershor 2025, nga ora 10:00 deri në ora 13:00 në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

Po ashtu, për të nderuar kujtimin e tij, pamja do të bëhet në hotelin “Grand Prishtina”, nga e premtja deri të dielën (13.06 – 15.06.2025) nga ora 09:00 deri në orën 17:00.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit