Policia e Kosovës ka arrestuar 22 persona dhe ka kryer dhjetëra bastisje pasi ka thyer një platformë të komunikimeve të koduar të përdorur nga grupet e krimit të organizuar, të quajtur “SKY ECC”.
Në mesin e të arrestuarve është edhe Kurbin Dezdari, vëllai i Alban Dezdarit.
Alban Dezdari është dënuar nga gjykatë e shkallës së parë për përfshirje në vrasjen e dy policëve në Podujevë më 2004. Alban Dezdari akuzohet bashkë me Bedri Krasniqin për implikim në këto vrasje.
Kurbin Dezdari është në mesin e personave të arrestuar në Pejë përgjatë operacionit të gjerë anti-drogë.
Ai ishte cak i një sulmi, që dyshohet të jetë realizuar nga grupi i Demë Elshanit, më 23 janar të 2025-ës. Shpërthimi ndodhi në biznesin e familjes Dezdari.