Një operacion policor ka vënë në pranga një shqiptar dhe një italian në Milano, konkretisht në Vermezzos. Të rinjtë akuzohen për trafik droge, teksa gjatë arrestimit policia iu gjeti dy të rinjve një sasi prej gjysmë kilogrami hashash gati për shitje.
Në pranga kanë rënë një 21 vjeçar nga Shqipëria dhe një 24 vjeçar italian të cilët kryenin aktivitetin e tyre ilegal në parkingjet e zonës. Aksioni i zhvilluar në një zonë të Milanos sekuestroi 500 gramë hashash dhe 0.9 gramë kokainë.
Njëri prej tyre mbante edhe një teh çelësi, pa asnjë arsye të justifikuar. Gjykata në Pavia konfirmoi arrestimet gjatë seancës së sigurisë. Autoritetet thanë se ky rast tregon për zhvillimin e trafikut të drogës në zonat e Abbiatense dhe Magentino.