Këtë të dielë sytë e të gjithë besimtarëve Katolikë janë drejt sheshit Shën Pjetri në Vatikan, ku po mbahet mesha e kurorëzimit të Papës Leo XIV.
Ceremonia e sotme shënon dhe nisjen zyrtare të papatit të tij pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut. Mesha e kurorëzimit zgjat rreth dy orë dhe zhvillohet nën masa të rrepta sigurie. Me pranimin e detyrës dhe marrjen e simboleve papnore, Leo XIV bëhet zyrtarisht Peshkop i Romës dhe udhëheqësi i Kishës Katolike.
Në këtë ceremoni marrin pjesë rreth 100 000 pelegrinë nga e gjithë bota, dhe më shumë se 200 delegacione ndërkombëtare, mes tyre udhëheqës politikë dhe përfaqësues të kishës. Të pranijshëm në shesh janë dhe mijëra besimtarë.
Papa Leo XIV u zgjodh në fillim të majit, pas një konklave dy-ditore, ku kardinalët votuan unanimisht për pasuesin e ri. Më 9 maj, ai mbajti meshën e tij të parë në Kapelën Sistine, ku dha një mesazh të fortë për unitetin e Kishës dhe luftën kundër krizës së besimit në botën moderne.