Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një person ka mbetur i plagosur.
Raportohet se ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 në lagjen nr. 17 të qytetit bregdetar. Rrethanat e plota dhe identitetet e personave të përfshirë ende nuk janë bërë të ditura, por paraprakisht dyshohet se konflikti ka nisur mes një 40-vjeçari dhe një tjetër personi, i cili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.
Burime nga policia bëjnë me dije se debati verbal mes tyre ka degjeneruar në përdorimin e një mjeti prerës nga ana e 40-vjeçarit, i cili ka plagosur personin tjetër. Fatmirësisht, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin rajonal të Durrësit.
Dyshohet se shkak i përplasjes janë bërë ngacmime dhe fyerje me fjalë. Policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe ndaluar autorin, si dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.