Një qytetare i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një rast të rëndë që lidhet me ngordhjen e qenit të saj Lui, pas një ndërhyrjeje veterinare.
Ajo rrëfen se të martën e kësaj jave e çoi Luin për sterilizim te një “e vetëquajtur veterinere”, por pas operacionit gjendja e qenushit ndryshoi rrënjësisht. Lui nuk lëvizte, nuk ushqehej dhe tregonte shenja të dukshme përkeqësimi.
E shqetësuar, qytetarja u përpoq të komunikonte disa herë me veterineren për të kuptuar se çfarë po ndodhte, por përgjigjet që mori ishin të papërgjegjshme. “Është situatë normale, qeni është i llastruar”, ishte shpjegimi që i jepej vazhdimisht.
Për fat të keq, ditën e djeshme Lui ndërroi jetë. E tronditur nga humbja e qenushit, qytetarja vendosi të konsultohet me veterinerë të tjerë, të cilët dyshojnë se operacioni mund të jetë kryer në mënyrë të gabuar.
Përmes denoncimit të saj, ajo kërkon të sensibilizojë opinionin publik dhe t’i këshillojë të gjithë ata që mbajnë kafshë shtëpiake të tregojnë kujdes të madh në përzgjedhjen e veterinerëve, për të shmangur raste të tilla tragjike.
Mesazhi i plotë:
Pershendetje JOQ! Nje rast shume trondites, nje rast me papergjegjsi, nje rast qe ne nuk e prisnim. Te marten derguam qenin tone, Luin, per sterilizim, tek nje e vetquajtur “veterinere” dhe mbrapaht morem nje tronditje dhe nje fatkeqesi qe nuk e imagjinuam kurre.
Qeni pas operimit, nuk hante me, ishte i lodhur, nuk levizte dhe na tha qe eshte normale. Vazhdoi per disa dite keshtu, nuk ushqehej. I shkruanim cdo dite “veterineres” dhe na thoshte qe eshte normale dhe qeni eshte i llastuar. Po cuditeshim me sjelljen e tij pasi ai nuk ishte i tille. Por e morem si te mirqene fjalen e nje “profesionisteje”.
Pas 4 ditesh ne kete gjendje, Lui ngordhi (te premten). Kishte ngren vetem nje gjysem qofteje ate dite. Menduam qe do behej me mire, kishim shpresa.
Por rreth ores 1, Lui leshon nje klithem dhe fillon dridhet. Nxjer gjuhen dhe kryen nevojat e veta ne moment gje qe tregonte qe Lui po largohej. E derguam ne spitalin e qeneve per te pare nese mund te benim dicka, por fatkeqesisht nuk kishte me shpresa. Na pyeten per sterelizimin dhe gjithashtu ata dyshuan per procedur te gabuar.
Dhe kudo qe jemi konsultuar jemi perplasur me faktin qe operimi eshte kryer gabim dhe kjo i shkaktoi jeten Luit. E kishim shume te mire perzotin kishim investiar e kishm trajnuar. Mizerjet ju tham qe ngordhi dhe qeten te thoshon do ju japim 80 mij lekshim mbrapsh.