Plas në PD! Kalaja akuzon Prokurorin Ndoji: Më vodhi votat!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16.05.2025, 22:50

Një konflikt i brendshëm në radhët e Partisë Demokratike në Durrës ka shpërthyer në publik pas akuzave të ngritura nga kandidati demokrat Aulon Kalaja, i cili pretendon se kolegu i tij, Arjan Ndoji, ka përvetësuar në mënyrë të padrejtë votat preferenciale.

Për këtë të fundit, të njohur si prokurori që iu bë atentat ka aludime se është sponsorizuar nga bandat e Durrësit dhe është kandidati i tyre në Kuvend i dërguar të përfaqësojë popullin si kukull e krimit, ashtu si të tjerë kandidatë të partisë kundërshtare.

Kalaja ka kërkuar verifikimin e situatës pranë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), duke aluduar për ekzistencën e videove që mund të provojnë manipulimin. Por KAS ka sqaruar se nuk është në kompetencën e tij të sigurojë vetë këto materiale, çdo provë duhet të dorëzohet nga pala ankuese ose personi që i posedon.

Në këtë rast, videot ndodhen në arkivën e KQZ-së dhe pritet që vetë Kalaja të ndërmarrë iniciativën për t’i tërhequr dhe depozituar zyrtarisht në KAS. Ai i konsideron pamjet filmike si thelbësore për të zbardhur procesin dhe për të sqaruar çështjen e votave të pretenduara si të vjedhura.

Ndërkohë, Arjan Ndoji nuk ka reaguar ende publikisht ndaj akuzave. Heshtja e tij ka ushqyer spekulime dhe ka rritur tensionet brenda kampit demokrat në Durrës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit