Vetëm 5 ditë pasi qytetarët e Baldushkut zgjodhën me bindje numrin 5 në fletën e votimit, universi vendosi t’i shpërblejë… me një fikje dritash! Sot, banorët e zonës kanë kaluar mbi 5 orë pa energji elektrike, një performancë që mund të cilësohet si “Fushatë Falenderimi Post-Zgjedhore”.
Ndërkohë që qeveria shijon fitoren, Baldushku po bën romanticizëm me qirinj. Dritat mungojnë, por besimi i qytetarëve te numri 5 duket se ndriçon më shumë se çdo llambë.
Fushata mbaroi, vota u numërua, dhe dritat… u fikën.
Mesazhi i qytetarit:
"Përshëndetje JOQ! Edi Rama sa fitoi zjedhjet, vazhdon të na lërë pa drita. Kemi 5 orë..."