Banorët e një pallati në kompleksin “Golden Park” në Yzberisht i janë drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një situatë sa shqetësuese aq edhe qesharake, e cila bën kontrast të fortë me premtimet e qeverisë për një “Shqipëri Evropiane”.
Ata tregojnë se ndërprerjet e furnizimit me ujë janë kthyer në një situatë të përditshme, duke i lënë shpesh pa ujë për orë të tëra, siç ndodhi së fundmi, kur mungesa zgjati mbi 12 orë.
Në grupin e tyre të komunikimit në WhatsApp, banorët ndajnë pakënaqësinë për mungesën e reagimit nga institucionet, duke ironizuar edhe premtimet për një “Shqipëri Evropiane”. “Mbaruan votimet, boll patëm,” shkruan një prej tyre, ndërsa një tjetër denoncon me ironi posterat që premtojnë ujë 24 orë në ditë: “Në këtë ritëm, në 2030 nuk do shkojmë dot as në tualet, jo më në BE.”
“Pershendetje JOQ, shikoni cfare ndodh ne komplekse te reja ne Tirane, tek Tirana Golden Park eshte bere e perhershme qe pallati mos te kete uje. Kemi 12 ore pa uje.
Meqe kemi dhe posterat e Blendi Gonxhes qe premton uje 24/24 neper kompleks. Ne 2030 nuk do shkojme dot ne banjo jo me ne BE” shkruan dëenoncuesi.
Pavarësisht kushteve që ofron ky kompleks, çmimet për metër katror variojnë nga rreth 1,300 € deri në 1,830 €, në varësi të karakteristikave të apartamentit dhe pozicionit brenda kompleksit. Banorët bëjnë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme, në mënyrë që ky problem kaq shqetësues të zgjidhet dhe ata ti kethen normalitetit.

