Numërohen 100 835 fletëvotimi nga jashtë, PS në avantazh

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 14.05.2025, 20:46

Vijon procesi i numërimit të votave të zgjedhësve jashtë vendit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot deri në orën 17:30 janë numëruara 100 835 zarfe me vota nga 194 889 që janë në total.

Nga këto, PS-ja ka marrë 54 164 ose 54.20% në total, ndërsa PD-ja, e cila renditet e dyta ka marrë 28 273 vota ose 28.29% në total.

Partia e tretë më e votuar nga diaspora është “Nisma Shqipëria Bëhet” me 8 402 vota ose 8.41% në total.

Partia Mundësia ka marrë 3 589 vota

Lëvizja Bashkë ka marrë 2 615 vota

Partia Socialdemokrate ka marrë 1 155 vota

Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 700 vota

Koalicioni Djathtas për Zhvillim 272 vota

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 561 vota.

Lëvizja Atdheu ka marrë 150 vota

Partia Aleanca Demokracia e Re 56 vota

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit