Deputetët e OBRM-PDUKM-së nuk e mbështetën projektligjin e LSDM-së për të ndihmuar familjarët e viktimave të Koçanit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.05.2025, 21:41

LSDM informoi sot se deputetët e OBRM-PDUKM-së nuk votuan dhe nuk e mbështetën propozimin e tyre, që në rend të ditës të vihet Ligji për Ndihmë të familjarëve të të vdekurve dhe të lënduarve nga Koçani.

Nga 94 deputetë të regjistruar, vetëm 18 votuan “Pro”.

LSDM propozoi ligj për kompensim financiar për familjet që kanë humbur një anëtar, për të lënduarit me shkallë të ndryshme të paaftësisë, si dhe përfitime në sistemin arsimor për fëmijët që mungojnë në mësim për shkak të trajtimit.

I njëjti propozim përfshin edhe familjarët e tragjedive në Tetovë, Llaskarcë dhe “Besa Trans”. Ata u bënë thirrje të gjitha grupeve parlamentare që ta mbështesin dhe ta votojnë këtë zgjidhje ligjore, për të treguar unitet se nuk duhet të ketë politizim të tragjedive të tilla.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit