Një 29-vjeçar nga Lushnja, i identifikuar si Jurgen Shima, është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka marrë peng një vajzë të re në Astir dhe e ka kanosuar.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, kur i dyshuari ka marrë me forcë në automjetin e tij një vajzë 29-vjeçare, duke e mbajtur peng për disa orë nën kërcënime dhe presion, për motive që ende po hetohen.
Gjatë kontrollit të mjetit të tij, policia ka sekuestruar një sasi lënde narkotike të dyshuar si kokainë, e cila është marrë si provë materiale në kuadër të hetimit penal.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.