Nëna kalon rrugën jashtë vijave të bardha, vë në rrezik fëmijën dhe vetveten

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 06.05.2025, 22:01

Një qytetar ka dërguar pranë redaksisë një denoncim të fortë, duke ngritur shqetësimin për papërgjegjshmërinë e disa këmbësorëve në rrugët e Tiranës. Rasti në fjalë ka ndodhur në Unazën e kryeqytetit, pak metra më poshtë nga Zogu i Zi, rreth orës 10 të mëngjesit.

Në video shihet një grua që kalon rrugën me fëmijën për dore, duke injoruar vijat e bardha që ndodheshin vetëm disa metra më poshtë. Ky veprim jo vetëm që shkel rregullat bazë të qarkullimit, por vë në rrezik jetën e saj dhe të fëmijës, duke i vënë gjithashtu drejtuesit e mjeteve në një situatë të vështirë dhe të padrejtë.

Qytetari shkruan:
“Përshëndetje JOQ. Çfarë faji kanë shoferët? Mirë vetë, por merr edhe fëmijën më qafë kur vijat e bardha janë pak metra më poshtë.

Ngjarje të tilla janë gjithnjë e më të shpeshta dhe ngrenë nevojën për ndërgjegjësim të të gjithë përdoruesve të rrugës — jo vetëm drejtuesit e mjeteve, por edhe këmbësorët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit