EKSKLUZIVE | Sara Mila ka marrë tendera publikë, kompania e të shoqit me lidhje politike e krimi

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24.04.2025, 14:12

Një investigim i fundit nga JOQ Albania ka zbuluar ekskluzivisht lidhjet e ngushta të përfitimit të Sara Milas me Rilindjen dhe kandidimin e saj në zgjedhjet e 11 Majit nga PS.

Rezulton se kandidatja e nga PS në Elbasan ka përfituar disa tendera të fuqishëm publikë me anë të kompanisë së bashkëshortit të saj. Me vend të ushtrimit të veprimtarisë së kompanisë së metalit së bashkëshortit në Durrës e Elbasan, nuk është çudi që Sara Mila është përzgjedhur nga platforma “Deputeti që Duam” për t’u bërë deputete.

SPAK dhe BKH ka patur informacione se për këtë kandidate po sponsorizojnë fort grupet kriminale të qyteteve ku kompania “Anmetal” e bashkëshortit të saj Aleksandro Bardhit ushtron veprimtarinë.

Për Milan pati një përplasje fizike pak ditë më parë në Elbasan për vota, lajm që thuajse nuk është pasqyruar në media.

JOQ ka zbuluar ekskluzivisht se “Anmetal” ka përfituar fonde nga tenderi i Bypass-it të Fierit e po ashtu disa tendera të tjerë për barrierat metalike rrugore të disa akseve.

Përpos se kandidatja për deputete ka përfituar fonde publike me anë të kompanisë së bashkëshortit para se të fusë këmbët në parti, të tjera skandale janë zbuluar ekskluzivisht për JOQ.

Për kompaninë e Aleksando Bardhit, ka lobuar edhe Damian Gjiknuri e Gledian Llatja në Elbasan, gjë që ngre spekulime për lidhjet e dyshimta të kësaj komoanie me grupet që SPAK ka identifikuar se sponsorizojnë fushatën e Miles dhe po kërkojnë vota me dhunë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit