Shtyllat e tensionit gjysmë të rrëzuara me tela të rënë, banorët e Lezhës në rrezik

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 23.01.2025, 20:30

Lagjja Varosh dhe zona të tjera të Lezhës po përballen me një situatë shqetësuese për shkak të shtyllave të amortizuara .

Shtyllat e gjysmërrëzuara me tela të rënë paraqesin rrezik për kalimtarët dhe automjetet në këtë zonë, megjithatë nuk është marrë asnjë masë nga institucionet përkatëse.

“Do të ishte mirë që edhe shtyllat të ndërrroheshin aq shpesh sa ndërrohen drejtorët”, thonë banorët me ironi, duke kërkuar ndërhyrje urgjente për të parandaluar ndonjë aksident të mundshëm.

Probleme të ngjashme raportohen edhe në zona të tjera të qytetit. Gjendja alarmante kërkon vëmendjen e institucioneve përgjegjëse për të siguruar sigurinë e komunitetit dhe përmirësimin e infrastrukturës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit