“Kishte të nxira në krah”, flet babai i 3-vjeçarit që u dhunua në kopësht

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 23.01.2025, 19:19

Lorenc Rrapa, babai i Priamit 3-vjeçar, ka rrëfyer për herë të parë rastin e dhunës ndaj djalit të tij në një kopsht privat në zonën e Astirit.

Ai tregoi se djali kishte tre muaj që frekuentonte kopshtin "Gledis", pasi ishte larguar nga një tjetër kopsht ku kishin vërejtur shenja keqtrajtimi, por jo në këto nivele.

“Momenti i fillimit ka qenë data 20. Kur u nisëm për të çuar Priamin në kopsht ai nuk pranoi. Unë vendosa ta bëja ditën pushim që të qëndronim me familjen. Në darkë kur nusja i bëri dush Priamit dhe shikon të krahu i majtë ishte pak i nxirë. Ai i tha “mos e prek vetëm puçe, më ka kapur Rudi”. Unë e dëgjova dhe e pyeta prapë kush e kishte kapur ai më tha prapë Rudi. Ai po bënte rreth 3 muaj atje. Më herët unë kam qenë në punë dhe nuk kam vënë re shenja dhunë më parë. Mendoja se e kisha lënë djalin të qetë në kopsht”, tha Lorenc Rrapa.

Pasi vuri re shenjat e dhunës dhe siguroi pamje filmike nga kamerat e kopshtit, ku dëshmohej se edukatorja kishte ushtruar dhunë ndaj Priamit 3-vjeçar, Lorenc Rrapa denoncoi ngjarjen në polici. Pas kallëzimit, pronari i kopshtit e hoqi edukatoren nga puna.

Megjithatë, vendndodhja e saj nuk dihet ende, pasi kur policia shkoi për ta shoqëruar në rajon dhe për ta marrë në pyetje, ajo nuk ishte në banesën e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit