Trupi i gruas zbulohet në hotelin e institucioneve evropiane në Bruksel

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 23.01.2025, 16:54

Trupi i dekompozuar i një gruaje 56-vjeçare është gjetur sot në një hotel në qendër të zonës së Bashkimit Evropian në Bruksel.

Gruaja raportohet se kishte marrë një dhomë në hotelin Aloft Brussels Schuman, pranë selisë së Parlamentit Evropian dhe ndërtesave të Këshillit Evropian në fund të muajit që shkoi, por ka vdekur për arsye të panjohura dhe kishte mbetur e pazbuluar prej javësh, shkruanin mediat vendase.

Një zëdhënës i prokurorisë së Brukselit tha për rrjetin POLITICO se skena e gjetjes së kufomës nuk dukej e dyshimtë.

“Analizat e skenës së ngjarjes zbuluan se nuk kishte sinjale për përfshirje palësh të tjera”, shtoi zëdhënësi, i cili nuk konfirmonte kohën për të cilën trupi kishte mbetur i pazbuluar.

Stafi i hotelit gjithashtu nuk komentonte për ngjarjen, por një zëdhënës i hotelit tha për mediat se pas përfundimit të hetimeve dhoma ishte rihapur për klientët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit