Bypass-i i Vlorës bllokohet papritur për punime, shoferët largojnë barrierat për të kaluar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.01.2025, 11:21

Prej më shumë se katër ditësh, bypass-i i Vlorës është bllokuar për punime, duke shkaktuar shqetësim tek qytetarët që udhëtojnë për në qytet dhe anasjelltas.

Ata kanë denoncuar se në hyrje të aksit nuk ka asnjë tabelë informuese që tregon po kryhen punime, por pas disa kilometrash rrugë, papritur ndeshen me barriera betoni që bllokojnë qarkullimin apo edhe tabela punimesh.

Qytetarët kanë shprehur shqetësimin se nuk janë të informuar paraprakisht për punimet që po bëhen dhe janë detyruar t’i largojnë vetë barrierat e betonit për të vijuar udhëtimin. Ata gjithashtu kanë theksuar se, pavarësisht bllokimit të rrugës, në terren nuk ka asnjë punëtor duke punuar.

Qytetarët e konsiderojnë këtë situatë si një "skandal", pasi janë detyruar të kalojnë një rrugë të bllokuar pa asnjë lajmërim. Rrëshqitja e dherave nga punimet e bënë edhe më të vështirë qarkullimin në këtë aks.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit