“Jemi në dorë të Zotit”, rruga Korçë-Ersekë drejt shembjes

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 22.01.2025, 19:25

Një qytetare nga Erseka ka dërguar një ankesë në redaksinë tonë lidhur me gjendjen e rrugës që lidh Korçën dhe Ersekën, një rrugë që ka kaluar një kalvar shembjesh dhe rindërtimesh, duke pasqyruar infrastrukturën shqiptare që nuk i reziston kohës.

Pas vetëm gjashtë muajsh nga rindërtimi, rruga ka nisur të prishet, duke rrezikuar jetën e udhëtarëve që kalojnë çdo ditë.

Qytetarja shprehet se, pas rinovimit të rrugës, ajo u shemb dhe, edhe pse u bë sërish, gjendja e saj lë për të dëshiruar. "Sot po kaloja sërish dhe pashë që prapë po prishet. Tani jemi në dorë të Perëndisë, ç'kismet të kemi!", shkruan ajo.

Për të mbështetur ankesën, qytetarja ka bashkangjitur edhe një video, ku tregohen të çarat në rrugë, një dëshmi e mëtejshme e cilësisë së dyshimtë të punimeve.

Mesazhi i qytetares:

"Jam një qytetare nga Erseka! Para 6 muajsh, rruga "e re" Korçë – Ersekë, jeni në dijeni edhe ju besoj, u shemb. Atë ditë po kaloja aty dhe nuk e di si nuk u vrava. E po u bë përsëri! U s'bë thuaj, se vetëm e bërë nuk quhet. Sot po kaloja sërish dhe pashë që prapë po prishet. Tani jemi në dorë të Perëndisë, ç'kismet të kemi!"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit