Goditi me sëpatë qenin dhe e hodhi në kanal, ndalohet autori i moshuar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.01.2025, 14:05

Një ditë pas raportimit në redaksinë e JOQ për dhunën barbare ndaj një qeni, autori është identifikuar dhe shoqëruar në polici.

Fatmir Hoxha, 83-vjeç është proceduar penalisht për veprën “Keqtrajtimi i kafshës”. I moshuari ka goditur brutalisht një qenush me sëpatë në kokë dhe më pas e ka hedhur në kanal.

Kjo ngjarje shkaktoi indinjatë të thellë në komunitet dhe në rrjetet sociale pasi ky veprim mizor nuk mund të justifikohet.

Ngjarja ka ringjallur debatet mbi mungesën e mbrojtjes ligjore për kafshët dhe ka nxitur qytetarët të kërkojnë zbatimin e rreptë të ligjit për të parandaluar akte të ngjashme në të ardhmen.

Njoftimi i policisë Divjakë:

Menjëherë pas publikimit të disa pamjeve, në portalin “JOQ”, në të cilat shfaqet një kafshë (qen) i dëmtuar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë kanë kryer veprimet e nevojshme procedurale për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit të keqtrajtimit të kafshës. Si rezultat i këtyre veprimeve u identifikua dhe u shoqërua shtetasi F. H., 80 vjeç, banues në fshatin Mizë, për të cilin nisi procedimi penal, për veprën “Keqtrajtimi i kafshës”. Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon median dhe qytetarët, për dokumentimin e rasteve të tilla, si dhe i fton të vijojnë t’i denoncojnë, për të kontribuar në mbrojtjen e kafshëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit