Ujërat e zeza përmbytin pallatin m’u në zemër të Tiranës, papastërti dhe erë e rëndë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.01.2025, 13:08

Rruga “Sami Frashëri” është në zemër të Tiranës, me biznese e pallate të reja që shtohen çdo ditë e më shumë.

Por këto ndërtime të reja po ndikojnë për keq në cilësinë e jetesës së banorëve, por edhe vizitorëve e kalimtarëve.

Bodrumi i një pallati te Qendra Shëndetësore nr.8 prej tre vitesh është mbuluar nga ujërat e zeza, që shkaktojnë ndotje të madhe, papastërti e sjellin insekte e kafshë të ndryshme.

Banorët i kanë kërkuar ndihmë disa herë bashkisë Tiranë, por zgjidhja e tyre ka qenë momentale, pastrim i tubave sa për sy e faqe dhe ujëra të zeza që dalin sërish.

Ata kërkojnë që ky problem të zgjidhet njëherë e përgjithmonë pasi para pallatit luajnë fëmijët dhe kjo situatë është bërë e papërballueshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit