Vrau me shtizë peshkimi Klajdi Bitrin, dënohet me 18 vite burg algjeriani

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.01.2025, 11:38

Është dënuar me 18 vite burg algjeriani që vrau të riun shqiptar Klajdi Bitri në gusht të vitit 2023 pranë Ancona.

28 vjeçari algjerian Fatah Melloul qëlloi për vdekje 23 vjeçarin shqiptar me një pushkë zhytjeje, pas një konflikti të momentit në autostradë, në dukje pas një debati rrugor.

Pasi e kishte qëlluar me pushkën e tij me ajër, 28 vjeçari kishte shkuar për peshkim me të dashurën në zonën fqinje të Falconara, ku u arrestua nga policia.

Algjeriani u tha karabinierëve se “nuk e kishte vënë re që kishte vrarë dikë”.

Gjykatësi Roberto Evangelisti dha dënimin për 28 vejçari që gjithashtu duhet të paguajë 40 000 euro për famijarët e viktimës, vëllai të cilit ishte në sallë.

I ndjeri Klajdi Bitri, ishte një punëtor 23-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Ankona. Ai ndërhyri për të ndihmuar shokun e tij italian që po sulmohej nga algjeriani, në rrugën Cilea në Sirolo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit