Zbythet Rama pas vendimit të Trump, Tik-Tok nuk do mbyllet

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 21.01.2025, 18:42

Edi Rama, i njohur për deklaratat e tij të forta dhe vendimet e tij të prerë, duket se ka ndryshuar qasje ndaj platformës TikTok pas zhvillimeve të fundit në Shtetet e Bashkuara. Pas lajmit se ish-presidenti amerikan Donald Trump po konsideron rihapjen e TikTok-ut dhe ndalimin e tij të mëparshëm si një vendim i rishikueshëm, Rama duket se ka kaluar nga një pozicion kërcënues në një qëndrim më të butë e bashkëpunues.

Në takimin e tij në Davos me Christine Grahn, kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë të TikTok-ut për Europën, Rama deklaroi se shqetësimet që çuan në vendimin e mbylljes së përkohshme të platformës në Shqipëri ishin në qendër të diskutimit. Megjithatë, ajo që binte në sy ishte zbutja e tonit të Kryeministrit, i cili tashmë flet për “piketa bashkëpunimi” dhe “garanci të nevojshme” për rihapjen e shpejtë të TikTok-ut në vend.

Kjo kthesë vjen në një moment kur Trump, i njohur për qëndrimin e tij të ashpër ndaj kompanive kineze gjatë presidencës, po sinjalizon një ndryshim kursi për TikTok. Mesa duket, zhvillimet ndërkombëtare e kanë shtyrë Ramën të rishikojë vendimin e tij të mbylljes, duke treguar një anë më të kujdesshme e të pasigurt.

Në një postim në “Facebook”, Rama la të kuptohet se Shqipëria është gati të bashkëpunojë me TikTok-un për të zgjidhur çdo shqetësim të mbetur. Por për kritikët, kjo duket më shumë si një lëvizje nga frika e izolimit ndërkombëtar, se sa një vendim i bazuar mbi parime të qarta.

“Të detyruar ta mbyllim”, “rihapja në një kohë sa më të arsyeshme” dhe “garancitë e nevojshme” janë frazat që kanë zëvendësuar retorikën e tij të mëparshme të prerë. A po i trembet Rama humbjes së ndikimit në skenën ndërkombëtare apo thjesht po ndjek shembullin e Trump? Përgjigjen mund ta japë vetëm koha.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit