19 mijë infektime në javë, fluks pacientësh në spitale

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 21.01.2025, 18:48

Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar një situatë të renduar epidemiologjike në vend, duke njoftuar se numri i të infektuarve me grip ka arritur në 19 mijë persona. Virusi i gripit A dhe B, bashkë me nëntipet e tij, janë në sezonin e tyre, ndërsa paralelisht po qarkullojnë edhe viruse respiratore si ai sinsicial dhe viroza të tjera.

Mjekët theksojnë se gripi mund të ketë pasoja të rënda, sidomos për individët me sëmundje kronike, dhe kërkon trajtim të kujdesshëm, duke përfshirë pushim të plotë dhe konsumim të lëngjeve. Për momentin, nuk ka një rritje të shtrimeve në spitale për shkak të komplikacioneve, por kujdesi është i nevojshëm.

Autoritetet shëndetësore këshillojnë prindërit që të mbajnë fëmijët e infektuar të qëndrojnë në shtëpi për të paktën tre ditë dhe të shmangin dërgimin e tyre në çerdhe, kopshte apo shkolla për të parandaluar përhapjen e virusit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit