Shërbime të ndryshme të platformës e-Albania nuk funksionojnë prej muajsh dhe qytetarët të shumtë mbeten pa zgjidhje.
Mes ankesave të përsëritura për ndërprejet e vazhdueshme në platformën qeveritare elektronike e-Albania, një qytetar ka raportuar sot një problem në marrjen e certifikatës së lindjes për djalin e tij.
Ai ka treguar se djali i ka lindur në vitin 2021, ka cerfitikatë lindje, pasaportë, figuron edhe në certifikatën familjare, por e-Albania nuk i jep certifikatë të re nga akti i lindjes pasi sipas tyre familja nuk ka anëtarë të tjerë pas 2008.
Qytetari ka kontaktuar me operatorët, u ka dërguar përgjigjen e sistemit, por ende asnjë zgjidhje.
“Pershendetje! E-albania ka muaj qe nuk funksionon ne lidhje me disa dokumenta. Dua te shkarkoj certifikate lindje te femijes (viti i lindjes 2021) dhe me thote qe ju nuk keni asnje pjestar te familjes te lindur pas vitit 2008. I kam kontaktuar, me kane kerkuar se cfare thote sistemi, ja kam derguar por asgje. Nuk dime si t'ja bejme! “Femija ka certifikate lindje dhe pasaporte te rregullt gjithashtu. Plus figuron ne certifikaten familjare. Por nqse dua te nxjerr tani nje certifikate nga akti i lindjes me jep pergjigjen si ne scrrenshot qe ju dergova”.
Ndërprerjet e shërbimeve qeveritare në e-Albania u kushtojnë shqiptarëve kohë dhe para të çmuara, ndërsa cilësia e ulët e teknologjisë shton barrën e tyre psikologjike. e-Albania është në dijeni të këtyre problemeve të vazhdueshme, merr miliarda lekë për mirëmbajtjen e portalit dhe sërish dështon të ofrojë shërbimin që duhet dhe shqiptarët meritojnë.