Djemtë bënë armike shoqet e ngushta, dilnin me të dyja njëkohësisht

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.01.2025, 12:11

Kasandra Cani dhe Xhemile Verlaku, dy vajzat që u përfshinë në sherrin me thika pranë kompleksit Delijorgji, më parë kanë qenë shoqe.

Por kur djemtë nisën të frekuentonin vajzat në të njëjtën kohë, shoqëria mes tyre u prish.

Në fillim, vajzat nisën sherrin virtual në rrjetet sociale. Kur janë takuar në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Vorës, ato kanë patur një debat tjetër dhe për të “sqaruar” situatën Xhemile Verlaku dhe motra e saj Esma i kanë shkuar në shtëpi Kasandrës.

Aty janë konfliktuar fizikisht dhe në debat e sipër, Kasandra ka goditur me mjet prerës Esma Verlakun e cila aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Policia pas ngjarjes ka marrë në pyetje të rejat, por hetuesit fillimisht kanë pritur disa orë pasi Kasandra Cani dhe Xhemile Verlaku kanë qenë në gjendje të dehur nga përdorimi i alkoolit.

Në përfundim të hetimeve, Kasandra Cani 26 vjeçe është arrestuar pasi akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Ndërkohë 24-vjeçarja Xhemile Verlaku po procedohet në gjendje të lirë për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosja” dhe “Dhunimi i banesës”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit